Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dënuar ashpër sulmet ndaj paqeruajtësve të forcave të KFOR-it nga ana e strukturave paralele serbe.
“Çdo sulm mbi pjesëtarët e KFOR-it, është sulm mbi demokracinë, mbi lirinë dhe perspektiven e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratën me shkrim të Krasniqit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi e vetëpërmbajtje dhe respektim të rendit dhe ligjit.
“Operacioni i KFOR-it për të liruar rrugët nga barrikadat e vendosura nga strukturat e jashtëligjshme është në funksion të lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie”, ka thënë Krasniqi, duke u uruar ushtarëve të plagosur të KFOR-it shërim sa më të shpejtë.