Ndërlidhjet

Pesë miliardë euro dëme nga tërmeti në Itali


Pasojat e tërmetit të 29 majit në Itali
Pasojat e tërmetit të 29 majit në Itali
Tërmeti që ka goditur Italinë më 29 maj, ka shkaktuar dëme në ekonominë e këtij vendi, të cilat arrijnë shifrën 5 miliardë euro.

Përveç zonave të dëmtuara dhe të shkatërruara plotësisht të trashëgimisë kulturore, janë shkatërruar edhe objekte industriale dhe vetëm në rajonin e Modenës 20,000 njerëz kanë mbetur pa punë.

Nga tërmeti me fuqi prej 5.8 shkallësh të Rihterit kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa rreth 350 të tjerë janë plagosur.

Shumica e viktimave kanë pësuar në vendet e punës, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka thënë se do të hetojë nëse ndërtesat ishin të ndërtuara në përputhje me standardet e caktuara, për t’iu bërë ballë dridhjeve të tokës.
XS
SM
MD
LG