Ndërlidhjet

Mubarak dënohet me burg të përjetshëm


Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak
Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak
Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzat për vrasjen e protestuesve.

Me burgim të përjetshëm u dënua edhe ish ministri i brendshëm i Egjiptit Habib al-Adli.

Presidenti i rrëzuar Mubarak, është sjellë me një shtrat spitali për të dëgjuar verdiktin në një akademi policore, ku po zhvillohet procesi gjyqëosr.

Përveç Mubarakut dhe ish ministrit të brendshëm, edhe gjashtë ish zyrtarë të tjerë përballen me akuzat për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG