Ndërlidhjet

Shtohen akuzat ndaj rreshterit Bejlls


Robert Bejls(majtas)
Robert Bejls(majtas)
Ushtria amerikane ka hequr një akuzë për vrasje kundër rreshterit Robert Bejls, cili është i akuzuar për vrasjen e fshatarëve afganë në muajin mars, por shtoi akuza të reja kundër tij.

Bëhet e ditur se një akuzë për vrasje u hoq pasi u zbulua se njëri nga fshatarët afganë të vrarë ishte llogaritir dy herë në listën e viktimave.

Por, Bejls përballet me akuza të reja për djegien e trupave, posedimin dhe përdorimin e steroideve, konsumimin në mënyrë ilegale të alkoolit si dhe akuzat e mëparshme për vrasje me paramendim, vrasje dhe sulme.

Bejls akuzohet se ka lënë bazën e tij në rrethin Panxhvai të Kandaharit në natën e 11 marsit dhe ka shkuar në dy fshatra afgane, ku ka hapur zjarr ndaj civilëve në shtëpitë e tyre, duke vrarë 16 njerëz.
XS
SM
MD
LG