Ndërlidhjet

Protesta në Kajro


Protesta në Kajro, 2 qershor, 2012
Protesta në Kajro, 2 qershor, 2012
Qindra protestues kanë okupuar sheshin Tahrir të Kajros në një protestë kundër dënimit të ish presidentit Hosni Mubarak dhe shefave të tij të sigurimit.

Disa nga protestuesit kanë fjetur në çadra gjatë natës në shesh, që është epiqendra e revoltës kundër regjimit, revoltë kjo që në vitin e kaluar rrëzoi pas tri dekadash në pushtet Mubarakun.

Rreth 20 mijë njerëz u mblodhën të shtunën në Tahrir, pasi një gjykatës dënoi Mubarakun me burg të përjetshëm, sikurse dhe ish ministrin e brendshëm Habib al-Adli për rolin e tyre në vrasjen e më shumë se 800 protestuesve në revoltën e vitit të kaluar, por liroi gjashtë shefat e sigurisë, që ngarkoheshin me të njëjtat akuza.

Protestuesit dënojnë lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG