Ndërlidhjet

Sonte nis samiti BE-Rusi


Samiti Rusi-BE, foto nga arkivi
Samiti Rusi-BE, foto nga arkivi
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Rusisë hapin të dielën një samit dy-ditor jashtë Shën Petersburgut.

Presidenti rus Vlladimir Putin kryeson delegacionin rus, ndërkohë që presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompei dhe presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manual Barroso udhëheqin delegacionin e BE-së, ku përfshihet edhe shefja e politikës së jashtme Kethrin Eshton dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Zyrtarët thanë se agjenda e diskutimeve përfshin "përpjekjet për kapërcimin e pasojave të krizës financiare dhe ekonomike dhe proceset aktuale të integrimit në hapësirën post-sovjetike".

Po ashtu planifikohet të bisedohet edhe për situatën në Libi dhe Siri, programin bërthamor të Iranit, situatën në gadishullin Korean dhe çështje të tjera.
XS
SM
MD
LG