Ndërlidhjet

Klinton: SHBA-së i duhet një Evropë e fortë


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë që Evropa "të jetë e fortë dhe që vepron sërish me shpejtësi të plotë”, në mënyrë që Amerika ta marrë krejtësisht veten nga rënia e saj ekonomike.

Ajo tha se SHBA mbështet nevojën për ndryshime në mesin e 17 vendeve që ndajnë euron si monedhën e tyre, në mënyrë që Evropa të bëhet më konkurruese dhe të merret me çështje të ndryshme të cilat vendet ende nuk i kanë adresuar.

Klinton në një konferencë për gazetarë në Stokholm tha se vendimet e vështira iu përkasin vetë evropianëve.

Borxhet masive kanë bërë që të aplikohen masa shtrënguese, por tani disa udhëheqës evropianë po bëjnë thirrje për masa që do të rrisnin ekonominë dhe punësimin.
XS
SM
MD
LG