Ndërlidhjet

Kryengritësit vranë 80 ushtarë sirianë


Siri...
Siri...
Aktivistët thonë se kryengritësit sirianë kanë vrarë të paktën 80 ushtarë të qeverisë siriane gjatë kësaj fundjave.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se kryengritësit i kanë thënë grupit se njësitë që veprojnë në Damask dhe në provincën e Idlibit kanë shkatërruar tanket dhe kanë vrarë më shumë se 100 ushtarë.

Grupi tha se ka mundur të konfirmojë emrat e 80 të vdekurve përmes mjekëve lokalë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se 30 pjesëtarë të forcës së sigurisë janë vrarë të hënën nga kryengritësit.
XS
SM
MD
LG