Ndërlidhjet

Hospitalizohet princi Filip


Mbretëresha Elizabeta dhe princi Filip ne manifestimin e së dielës në Londër
Mbretëresha Elizabeta dhe princi Filip ne manifestimin e së dielës në Londër
Pallati Mbretëror i Britanisë tha se Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II është hospitalizuar si pasojë e një infeksioni të fshikëzës urinare.

Njoftimi vjen derisa Britania po feston jubileun e diamanttë të mbretëreshes.

Të dielën, princi Filip iu bashkua mbretëreshës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë mbretërorë në lumin Thames në një kohë të ftohtë dhe me shi, derisa flota e anijeve nderonte 60 vjetorin e Elizabetës në fron.

Pallati tha se princi, që i mbush 91 vjet të shtunën, është dërguar në Spitalin Mbreti Eduardi VII në Londër.

Ai do të qëndrojë atje disa ditë, derisa do të humbë koncertin që jepet në Pallatin Bakingem për nder të jubileut të mbretëreshës.
XS
SM
MD
LG