Ndërlidhjet

B.Klinton: Obama meriton një mandat të dytë


Ish presidenti amerikan, Bill Klinton
Ish presidenti amerikan, Bill Klinton
Ish presidenti amerikan Bill Klinton tha se hyrja e kandidatit të partisë republikane, Mit Romni në Shtëpinë e Bardhë do të ishte “fatale” për SHBA-të dhe botën, njofton Associated Press.

Presidenti i SHBA-së meriton një mandat të dytë për mënyrën se si e ka udhëhequr politikën ekonomike në “një situatë të mjerë” dhe se alternativa do të ishte “fatale për vendin dhe botën”, ka vlerësuar Klinton.

Klinton dhe Obama janë përqendruar të hënën ne mesazhet ekonomike, derisa sondazhet tregojnë se ekonomia do të jetë përcaktuese në zgjedhjen e fituesit në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.
XS
SM
MD
LG