Ndërlidhjet

Gjykatësit e Karaxhiqit vizitojnë Srebrenicën


Varrezat në Potoçari, afër Srebrenicës
Varrezat në Potoçari, afër Srebrenicës
Gjykatësit në procesin kundër ish liderit të serbëve Bosnjes, Radovan Karaxhiqit, kanë nisur një vizitë në Srebrenicë, vendin ku ka ndodhur masakra më e madhe në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Dhoma e gjykatës në rastin e Karaxhiqit kanë nisur të hënën një vizitë pesë-ditëshe në lokacionet që janë relevante për aktakuzën, Srebrenicën, Bosnje e Hercegovinën dhe zonat përreth”, ka thënë përmes një deklarate Tribunali i Hagës.

Gjykatësit kanë vendosur që ta vizitojnë vendin me “vetinicaitivë’, ka thënë zëdhënësja Nerma Jelaçiq për agjencinë AFP.

Ata po shoqërohen nga përfaqësues të zyrës së pokurorisë dhe ekipit mbrojtës.

Si president i serbëve të Bosnjes në kohën e luftës, Karaxhiqi, 66 vjeçar, përballet me 11 akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin e tij në luftën e Bosnjes, nga e cila humbën jetën 100 mijë njerëz dhe mbeten pa strehë 2.2 milionë.
XS
SM
MD
LG