Ndërlidhjet

Raporti: CIA e zvogëlon praninë në Irak


Logo e agjencisë CIA
Logo e agjencisë CIA
E përditshmja amerikane, Wall Street Journal, ka raportuar se CIA po planifikon reduktimin e numrit të personelit të vet në Irak.

Sipas zyrtarëve të paemëruar amerikanë, gazeta shkruan se prania e CIA-s në Irak do të shënoj rënie për 60%, derisa Bagdadi po e kthen me shpejtësi sovranitetin e tij, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara.

Mbështetësit thonë se al-Kaida në Irak më nuk është kërcënim direkt për Shtetet e Bashkuara, kështu që CIA do të duhej ta shtonte praninë e saj në pikat e tjera të terrorit, siç është Jemeni.

Por, disa të tjerë thonë se reduktimi i pranisë së inteligjencës amerikane mund të shkaktoj dëme.

Raporti nuk e përmend orarin e implementimit të planit, por i citon zyrtarët që thonë se reduktimi i agjencisë CIA tashmë ka filluar.
XS
SM
MD
LG