Ndërlidhjet

Mit Romni fiton në pesë shtete


Mit Romni në Teksas
Mit Romni në Teksas
Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, ka fituar në votimet paraprake në 5 shtete, duke e përforcuar edhe më tepër pozicionin e tij për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale, në nëntor të këtij viti, kundër presidentit aktual, Barak Obama.

Në votimet e mbrëmshme, zoti Romni fitoi në votimet në Kaliforni, Nju Xhersi, Dakotën Jugore, Meksikon e Re dhe në Montanë.

Tashmë Romni ka afro 1400 delegatë, që është shifër shumë më e madhe se ajo prej 1144, që është e nevojshme për fitimin e nominimit.

Votimet e fundit republikane të ciklit për vitin 2012, mbahen më 26 qershor në Utah.

Në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane në muajin gusht, Mit Romni formalisht do ta pranoj nominimin për zgjedhjet presidenciale.

Ai ende nuk ka vendosur se cili është kandidati i tij për zëvendëspresident. (f.b.)
XS
SM
MD
LG