Ndërlidhjet

SHBA: Në Viskonsin fitoi guvernatori republikan


Skot Uoker i përshëndet mbështetësit e tij
Skot Uoker i përshëndet mbështetësit e tij
Guvernatori republikan, Skot Uoker, e ka mbrojtur postin e tij, pasi në votimet e parakohshme në shtetin Viskonsin, ka fituar kundër demokratit Tom Barret.

Këto zgjedhje u mbajtën me kërkesë të rivalëve politikë të zotit Uoker, pas miratimin të një legjislacioni të ri vitin e kaluar, sipas të cilit punëtorët shtetërorë detyrohen të paguajnë më tepër për sigurim shëndetësor dhe pensione, ndërsa rritja e rrogave kufizohet.

Ky votim është parë si barometër i klimës politike në Shtetet e Bashkuara, para zgjedhjeve presidenciale në muajin nëntor.

Tashmë kandidati i sigurt republikan për zgjedhjet e nëntorit, Mit Romni, i ka uruar fitoren zotit Uoker duke thënë se “rezultatet e zgjedhjeve do të jehojnë përtej kufijve të Viskonsinit”.
XS
SM
MD
LG