Ndërlidhjet

Klinton viziton Azerbajxhanin


Sekretarja Klinton në Batumi të Gjeorgjisë.
Sekretarja Klinton në Batumi të Gjeorgjisë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të qëndrojë sot në Azerbajxhan, që është edhe ndalesa e fundit e turneut të saj në vendet e Kaukazit Jugor.

Ajo fluturon nga Batumi i Gjeorgjisë, ku të martën i ka bërë thirrje presidentit gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, të mbajë zgjedhje të lira dhe të drejta parlamentare.

Vizita në Azerbajxhan vjen pas akuzave të ndërsjella ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, në lidhje me përgjegjësinë e incidenteve të fundit kufitare.

Pesë ushtarë azerbajxhanas janë vrarë të martën nga të shtënat ndërmjet trupave të Armenisë dhe Azerbajxhanit, një ditë pas vrasjes së tre ushtarëve armenë – gjithashtu në përleshje kufitare.

Klinton, e cila ka qëndruar në Armeni të hënën, ka shprehur shqetësimin se tensionet në lidhje në Nagorno Karabakun – territor me popullsi armene brenda Azerbajxhanit – mund të çojnë në “konflikt kufitar”.

Kryediplomatja amerikane do të vizitojë Turqinë të enjten.
XS
SM
MD
LG