Ndërlidhjet

Njëzetedy civilë të vrarë në Kandahar


Afganistan - foto ilustruese
Afganistan - foto ilustruese
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga dy shpërthime vetëvrasëse në Kandahar të Afganistanit. Nga sulmet që kanë goditur një treg të mbushur me njerëz janë plagosur edhe 50 të tjerë.

Burimet zyrtare thonë se njëri sulmues ka shpërthyer motoçikletën me eksplozivë, ndërsa tjetri ka hedhur veten në erë.

Të gjitha viktimat mësohet të jenë civilë. Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG