Ndërlidhjet

Arrestohet kritiku i Lukashenkos


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.
Ish-hetuesi bjellorus i krimeve, Andrej Pyzhyk, njëherësh kritik i regjimit të Aleksander Lukashenkos, është arrestuar në Poloni dhe mund të ekstradohet në Bjellorusi.

Policia ka thënë se arrestimi i tij ka të bëjë me një kërkesë të Bjellorusisë për ekstradimin e Pyzhykut.

Sipas gruas së tij, Pyzhyk spekulon se kërkesa për ekstradim mund të ketë lidhje me pjesëmarrjen e tij në një dokumentar për bombardimet e vitit të kaluar në metronë e Minskut.

Në dokumentar, Pyzhyk ka folur për dyshimet e tij në lidhje me hetimet e bombardimeve të prillit 2011, të cilat kanë vrarë 15 persona.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për drejtësinë e gjykimit dhe për ekzekutimin e shpejtë të dy burrave, të akuzuar për shpërthimet.

Pyzhyk ka jetuar në Poloni që nga viti 2007.
XS
SM
MD
LG