Ndërlidhjet

SCO kundër ndërhyrjes në Iran


Pjesëmarrësit në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, Pekin, 06 qershor, 2012
Pjesëmarrësit në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, Pekin, 06 qershor, 2012
Drejtuesit e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) kanë kundërshtuar çdo përdorim të forcës në Iran, duke thënë se kjo mund të kërcënojë sigurinë globale.

Udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar në fund të samitit dy-ditor, thanë se “çdo përpjekje për të zgjidhur problemin iranian me forcë është e papranueshme dhe mund të çojë në rrethana të paparashikueshme”.

Për Sirinë, liderët bënë thirrje që dhuna e atjeshme të adresohet përmes dialogut.

Në deklaratë thuhej se shtetet SCO-s janë “kundër ndërhyrjes ushtarake në çështjet e Lindjes së Mesme, duke e detyruar një ‘dorëzim të pushtetit’ ose duke përdorur sanksione të njëanshme."
XS
SM
MD
LG