Ndërlidhjet

SHBA humb durimin me Pakistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta ka bërë presion mbi Pakistanin që të bëjë më shumë për të çrrënjosur plotësisht rrjetin e lidhur me Al Kaidën, Hakanin nga territori i tij, duke thënë se zyrtarët amerikanë kanë "arritur në kufijtë e durimit. "

Grupi Hakani është fajësuar për disa sulme mbi amerikanët në Afganistan, përfshirë sulmin e vitit të kaluar kundër ambasadës amerikane dhe selisë së NATO-s në Kabul.

Rrjeti gjithashtu ka lidhje me talebanët si dhe është ndoshta kërcënimi më i madh
për stabilitetin në Afganistan.

Paneta ka bërë komentet e tij në një konferencë me gazetarët me homologun e tij afgan, Abdul Rahim Vardak.

"Ne jemi duke arritur në kufijtë e durimit tonë, dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që Pakistani të ndërmarrë veprime për të parandaluar këtë lloj strehe të sigurt duke i lejuar terroristët që ta përdorin vendin e tyre si një rrjet sigurie në mënyrë që të kryejnë sulmet mbi forcat tona," ka thënë Paneta.
XS
SM
MD
LG