Ndërlidhjet

SHBA paralajmëron Iranin


Raktor berthamor në Iran
Raktor berthamor në Iran
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton i ka bërë thirrje Iranit që të jetë i përgatitur për “të ndërmarrë hapa konkretë", sidomos në ndalimin e pasurimit të uraniumit në 20 për qind në raundin e ardhshëm të bisedimeve me fuqitë botërore.

Pasurimi i uraniumit në 20 për qind e sjell atë më afër shndërrimit në material, që përdoret për bombë bërthamore.

Irani deri më tani ka përjashtuar ndalimin e pasurimit në nivelin prej 20 për qind, duke thënë se ai ka nevojë për këtë material për qëllime mjekësore dhe jo për armë bërthamore.

Bisedimet e Iranit me fuqitë botërore do të zhvillohen më 18 dhe 19 qershor në Moskë.
XS
SM
MD
LG