Ndërlidhjet

Ekzekutohet ish sekretari i Sadamit


Ilustrim
Ilustrim
Ministria irakiane e Drejtësisë tha se ish sekretari personal i ish diktatorit të Irakut, Sadam Hysein është ekzekutuar.

Zëdhënësi i Ministrisë Haider al-Sadi tha se Abed Hamid Hmoud, që ka qenë gjithashtu edhe shef i truprojave të Sadamit është varur të enjten. Ai tha se Hmoud është ekzekutuar për pjesëmarrjen e tij në gjenocid.

Hmoud është i fundit në mesin e ish zyrtarëve të lartë që janë ekzekutuar nga autoritetet irakiane, që nga rrëzimi i Sadamit gjatë invazionit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG