Ndërlidhjet

Dhoma Përfaqësuese miraton ligjin për “rastin Magnicki”


Sergej Magnicli - foto e vitit 2006.
Sergej Magnicli - foto e vitit 2006.
Një panel i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar projektligjin, i cili ndalon vizat dhe ngrin asetet amerikane për 60 zyrtarë të Rusisë, të përfshirë në vdekjen e avokatit rus, Sergej Magnicki.

Komiteti për Çështje të Jashtme ka miratuar njëzëri ligjin, me gjithë kundërshtimet e administratës Obama dhe paralajmërimet e Moskës se legjislacioni mund të kërcënojë marrëdhëniet dypalëshe.

Magnicki është arrestuar në vitin 2008, pasi ka implikuar zyrtarë të lartë rusë në skema për mashtrim të qeverisë.

Ai ka vdekur pas gati një viti në paraburgim, ku thuhet të jetë torturuar.

Masa duhet të miratohet edhe nga Senati para se të shndërrohet në ligj.
XS
SM
MD
LG