Ndërlidhjet

Kina dhe Afganistani forcojnë marrëdhëniet


Presidenti afgan, Hamid Karzai, në Pekin, 8 qershor 2012.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, në Pekin, 8 qershor 2012.
Presidenti i Kinës, Hu Xhintao, dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai, janë zotuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, pas largimit të trupave të NATO-s nga Afganistami, në vitin 2014.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, të lëshuar në Pekin, thuhet se Kina do të sigurojë 24 milionë dollarë për fqinjin e shkatërruar nga lufta, "për ta ndihmuar në çështjet që nisin nga siguria e kufirit deri te kontrollimi i sëmundjeve".

Në këmbim, Afganistani ka thënë se mbështet sovranitetin e Kinës mbi rajonin Ksinjiang, që është strehë e minoritetit mysliman ujgur.

Pekini, i cili kërkon të luajë një rol më të madh në Afganistan, pas tërheqjes së Perëndimit, ka siguruar tashmë të drejtat për naftën afgane dhe depozitat minerale.
XS
SM
MD
LG