Ndërlidhjet

Pakistan - shpërthimi vret 19 njerëz


Peshauar , 8 qersho 2012.
Peshauar , 8 qersho 2012.
Të paktën 19 njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në Peshauar të Pakistanit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur pranë një autobusi, që transportonte punonjës të qeverisë.

Burimet zyrtare thonë se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Përgjegjësinë për sulmin, që ka plagosur edhe rreth 20 persona, nuk e ka marrë ende askush, ndonëse dyshimet bien mbi militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG