Ndërlidhjet

Vetëdorëzohet i dyshuari për shpërthimin në “Bill Klinton”


Ilustrim
Ilustrim
Një i dyshuar në lidhje me rastin e shpërthimit në bulevardin “Bill Clinton” është paraqitur përpara gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 7 qershor, njofton përmes një komunikate për media misoni evropian.

“Gjykatësi i procedurës paraprake i ka urdhëruar këto masa për një muaj: të konfiskohen dokumentet e udhëtimit të dyshuarit, i dyshuari të mos largohet nga vendbanimi i tij dhe të paraqitet në polici tri herë në javë, si dhe i dyshuari të mos kontaktojë me të pandehurit tjerë apo dëshmitarët në këtë rast., thuhet në njoftim.

I dyshuari është vetë-dorëzuar më 7 qershor, pasi që gjykatësi i procedurës paraprake e kishte lëshuar urdhër-arrestin për të më 28 maj 2012.
XS
SM
MD
LG