Ndërlidhjet

Obama kërkon tejkalimin e krizës në eurozonë


Barak Obama, foto nga arkivi
Barak Obama, foto nga arkivi
Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje udhëheqësve evropianë që të ndërmarrin "veprime të qarta” për të luftuar thellimin e krizës financiare në eurozonë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama bëri thirrje për një injektim të kapitalit në bankat e dobëta evropiane dhe për një buxhet më të unifikuar dhe politika bankare.

Obama tha se “liderët evropianë e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe nevojën urgjente për të vepruar."

Obama gjithashtu parashikoi se vështirësitë e Greqisë do të përkeqësohen nëse ajo del nga eurozona.

Duke paralajmëruar se një recesion në Evropë mund ta dëmtojë ekonominë e brishtë të SHBA-ve, Obama gjithashtu i bëri thirrje Kongresit që të kapërcejë manovrimet politike të vitit zgjedhor dhe të rishqyrtojë planet e tij për vendet e punës të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG