Ndërlidhjet

Kosovë: Mbahet testi provues i maturantëve


Pamje e Prishtinës
Pamje e Prishtinës
Rreth 35 mijë maturantë të rregullt dhe ata që kanë dështuar vitin e kaluar, sot dhe me 23 qershor do të sprovojnë dijen në testin provues, i cili, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit do t’i ketë 200 pyetje, nga të cilat 60 nga lëndët e përgjithshme mësimore dhe 40 nga lëndët e zgjedhura.

Zëdhënës i Ministrisë së Arsimit Ragip Gjoshi tha për Radion Evropa e Lirë se testi i maturës ka filluar në orën 10 dhe deri tash nuk është shënuar asnjë parregullsi.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se janë angazhuar 900 komisione, 2 mijë e 600 administrues, dhe së paku 300 monitorues nga UP-ja.

Publikimi i rezultatit të testit, pritet të bëhet më 30 qershor.
XS
SM
MD
LG