Ndërlidhjet

Ukrainë: Pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët për situata emergjente në Ukrainë thonë se pesë njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur kur një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë përpjekjeve për aterim nëpër mot të keq sot afër kryeqytetit Kiev.

Ministria për situata emergjente e Ukrainës tha se në aeroplan ishin 16 parashutistë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Por, planet që parashutistët të kërcenin nga aeroplani u anuluan për shkak të shiut të madhe dhe erës së fortë.

Aeroplani ishte pronë e një shkolle të pilotëve në aeroportin Borodjanka, 30 kilometra në perëndim të Kievit.
XS
SM
MD
LG