Ndërlidhjet

Rriten aksionet, nafta dhe euroja


Ilustrim
Ilustrim
Çmimet e aksioneve dhe të naftës, ashtu si edhe vlera e euros kanë pësuar rritje, dy ditë pasi Eurozona i ka ofruar Spanjës 100 miliardë euro kredi, për të shpëtuar bankat e saj problematike.

Euroja është rritur në 1.26 dollarë pas rënies së javës së kaluar në 1.25.

Çmimi i naftës po ashtu ka kërcyer në 86 dollarë për fuçi, duke pasuar rënien e javës së kaluar në 84 dollarë.

Spanja, ekonomia e katërt e Eurozonës, është vendi i katërt i zonës së euros që kërkon ndihmë, pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

Marrëveshja për ndihmë është mirëpritur nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG