Ndërlidhjet

Sot inaugurohet Nikolliqi


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Tomisllav Nikolliq do të inaugurohet sot zyrtarisht në postin e presidentit të Serbisë.

Liderët tjerë të Ballkanit nga Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikolliqit në lidhje me masakrat në Vukovar dhe Srebrenicë gjatë luftërave të viteve 1990.

Nikolliq ka mohuar të ketë ndodhur gjenocid në këto vende, duke thënë se “forcat serbe kanë kryer vetëm krime të rënda”.

Para inaugurimit të sotëm, ai do të takojë komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, me të cilin do të diskutojë të ardhmen evropiane të Serbisë.

Nikolliq është bërë zyrtarisht president më 31 maj, pas fitores kundrejt kreut të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiq, në balotazhin e 20 majit.
XS
SM
MD
LG