Ndërlidhjet

OKB largon stafin nga një rajon i Birmanisë


Ilustrim
Ilustrim
Kombet e Bashkuara kanë nisur të evakuojnë stafin nga baza e tyre në rajonin Rakhin të Birmanisë, për shkak të trazirave vdekjeprurëse ndërmjet budistëve dhe myslimanëve.

Përfaqësuesi i OKB-së në Jangon, Ashok Nigam, ka thënë se mbi 40 punonjës me familjet e tyre kanë lënë zonën.

Qeveria e Birmanisë të dielën ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Rakhin, pas vrasjes së 7 personave dhe plagosjes së 20 të tjerëve.

Rakhini është i populluar me shumicë bursiste dhe me myslimanë, përfshirë edhe rohingët – një popull ky pa shtet që nga Kombet e Bashkuara shihet si një ndër minoritetet më të persekutuar në botë.

Qeveria e Birmanisë i konsideron rohingët si të huaj.
XS
SM
MD
LG