Ndërlidhjet

Wall Street Journal: Tregu për armët e Rusisë


Portreti i Vladimir Putinit dhe i Bashar al Asadit
Portreti i Vladimir Putinit dhe i Bashar al Asadit
" Wall Street Journal "


Derisa mizoritë në Siri po shtohen, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ka filluar një presion në rritje ndaj Rusisë, e cila, si furnizuesi më i madh i Sirisë me armatim, po e mbështet regjimin e diktatorit Bashar al-Asad.

Në një fjalim në Oslo, javën e kaluar, zonja Klinton tha se refuzimi i Rusisë për ta ndalur këtë tregti të armatimit, paraqet goditje të përpjekjeve ndërkombëtare për sanksion ndaj Sirisë dhe shtron shqetësime serioze në Uashington.

Ky është një qëndrim parimor, por ai paraqet një problem madhor të konsekuencës. Derisa administrata i kritikon eksportuesit e armatimit rus për dërgimin e armatimit në Siri, Pentagoni bënë biznes në shumë prej qindra miliona dollarësh me eksportuesit rusë të armatimit.

Departamenti i mbrojtjes para një viti ka kontraktuar blerjen e 21 helikopterëve Mi-17 nga kompania Rosoboronexport, shitës i armatimit në pronësi shtetërore ruse, që është thellë e involvuar në tregun e armatimit në Siri.

Helikopterët e tipit Mi-17, nga aspekti krahasues, janë fluturake të lira, që janë jashtëzakonisht të përshtatshëm për ambientet e ashpra në Lindjen e Mesme. Kontrata prej 375 milionë dollarësh është për ta furnizuar me helikopterë ushtrinë afgane.

Për të thënë se kjo dërgon porosi të përzier është një nënvlerësim; duke vazhduar blerjen e armatimit rus, edhe derisa kërkon që Rusia ta ndalë shitjen e armatimit në Siri, Uashingtoni demonstron se nuk do të ketë pasoja nëse Rusia dështon të bashkëpunoj. Kjo sinjalizon se Shtetet e Bashkuara më tepër kujdesen për tregtinë apo interesat e vet strategjik, se sa të drejtat e njeriut për popullin e Sirisë, ashtu siç bënë qartas edhe Moska.

Kontrata me eksportuesin Rosoboronexport ka shkaktuar shqetësim në Kongres. Në muajin mars, një grup dy partiak prej 17 senatorëve, i ka shkruar një letër zonjës Klinton dhe sekretarit të mbrojtjes, Leon Paneta, duke kërkuar që Pentagoni t’i rishqyrtoj të gjitha opsionet për sigurimin e helikopterëve për Afganistanin nëpërmjet mënyrave të tjera; disa senatorë favorizojnë vetëm blerjen e helikopterëve të prodhimit amerikan.

Pentagoni është përgjigjur duke thënë se helikopterët rusë janë më të lirë dhe pilotët dhe mekanikët afganë tashmë kanë njohuri për ta, pasi i kanë shfrytëzuar ata me dekada. Sipas një zëdhënëseje të mbrojtjes, helikoperët Mi-17 aktualisht ishte projektuar për përdorim në Afganistan.

Ne mendojmë se një hetim i plotë i alternativave ka kuptim.

Nëse ekziston çfarëdo mënyre praktike për ta ndëshkuar Rusinë dhe shitësit e saj të armëve, për mbështetjen e tyre dhënë Sirisë, ku mijëra janë vrarë nga regjimi represiv i Asadit, Shtetet e Bashkuara janë të obliguara ta bëjnë këtë.(f.b.)
XS
SM
MD
LG