Ndërlidhjet

Grafite pro Hitlerit në Memorialin e Holokaustit


Ndërtesa e Memorialit Yad Vashem Jerusalem, 11 qershor, 2012
Ndërtesa e Memorialit Yad Vashem Jerusalem, 11 qershor, 2012
Zyrtarët në Izrael thonë se hebrenjtë radikalë ultra-ortodoksë janë duke u hetuar për përdhosjen e memorialit të Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem me grafite anti-sioniste.

Drejtuesi I Yad Vashe,, ka thënë për mediat izraelite se grafitet janë bërë në 10 vende në kompleksomn memorial, përfshirë edhe sllogani: “Hitler, falemdnerit për Holokaustin”.

Një tjetër sllogan denoncon Izraelin, duke thënë ekzistenca e këtij vendit I rrezikon më shumë hebrenjtë.

Zyrtarët thonë se kanë prova se hebrenjtë radikalë ultra-ortodoksë janë përgjegjës. Mediat raportojnë se shumë hebrenj ultra-ortodoksë janë anti-sionistë, sepse ata mendojnë se një shtet hebre, sic është Izraeli nuk do të duhej të themelohej para ardhjes së Mesisë.

Yad Vashem është memoriali më i madh në botë, i ndërtuar për të kujtuar gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në Holokaustin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG