Ndërlidhjet

Përkeqësohet shëndeti i Mubarakut


Ish presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak
Ish presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak
Gjendja shëndetësore e ish presidentit të burgosur të Egjiptit Hosni Mubarak raportohet se vazhdon të përkeqësohet me shpejtësi.

Zyrtarët në burgun Torah janë cituar të kenë thënë se një pajisje elektrike është përdorur të paktën njëherë për t’ia kthyer funksionin zemrës së Mubarakut, pasi që ishte ndalur së rrahuri.

Më herët, Mubarak, është raportuar se ka pasur humbje dhe kthim të vetëdijes në një spital brenda burgutt, ku po e vuan dënimin e përjetshëm.

Mubarak, që ka udhëhequr Egjiptin për më shumë se tri dekada, është dënuar më 2 korrik nën akuzat për përfshirje në vrasjet e protestuesve gjatë vitit 2011.

Gruaja e Mubarakut dhe dy nuset e djemve të tij janë lejuar ta vizitojnë atë të dielën, pas disa njoftimeve të rreme në media se ai kishte vdekur.

Autoritetet thanë të hënën se ai është në gjendje të rëndë, por stabile.
XS
SM
MD
LG