Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet SHBA-Pakistan


Cisternat e karburanteve të NATO-s qëndrojnë të parkuara në temrinalet në Karaçi, Pakistan
Cisternat e karburanteve të NATO-s qëndrojnë të parkuara në temrinalet në Karaçi, Pakistan
Negociatat në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit në rihapjen e rrugëve furnizuese me Afganistanin kanë hyrë në qorrsokak.

Zëdhënësi i Pentagonit Xhorxh Llitël tha se Uashingtoni e ka kthyer ekipin e tij në shtëpi.

Llitël tha se ata do të jenë të përgatitur për t’u kthyer po që se ka sinjale për ndryshimin e rrethanave.

Ai tha se një zyrtar i lartë i Pentagonit, Peter Lavoj, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Pakistanit gjatë kësaj fundjave, por nuk është lejuar që ta takojë gjeneralin Ashfak Parvez Kajanin, shefin e ushtrisë pakistaneze.

Rrugët janë mbyllur në nëntorin e kaluar nga Pakistani, si hakmarrje për një sulm ajror amerikan që pat lënë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Kalimi kufitar ka qenë rrugë e rëndësishme për dërgimin e materialit luftarak të SHBA-së në Afganistan.
XS
SM
MD
LG