Ndërlidhjet

Euro 2012: Befason Ukraina


Foto nga një ndeshje në Euro 2012
Foto nga një ndeshje në Euro 2012
Ukraina ka nisur me fitore kampionatin evropian të futbollit, të cilin po e bashkorganizon me Poloninë.

Ukraina mundi Suedinë në ndeshjet e Grupit D, që u luajtën një ditë më parë, me dy gola të shënuara nga Andrej Shevçenko. Ndeshja që u luajt në Kijev përfundoi me rezultatin 2 me 1.

Në po të njëjtin grup, Franca dhe Anglia kanë zhvilluar një ndeshje që rezultoi e barbaratë 1 me 1.

Ukraina, konsiderohej si ekipi më i dobët në Grupin D, por tash, e kryeson këtë grup.

Sot ndërkaq, luhen ndeshjet e radhës të Grupit A në mes të Çekisë dhe Greqisë, si dhe Polonisë e Rusisë.
XS
SM
MD
LG