Ndërlidhjet

Anan "thellë i shqetësuar" për dhunën në Siri


Homs, Siri, 11 qershor, 2012
Homs, Siri, 11 qershor, 2012
I dërguari ndërkombëtar Kofi Anan tha se është “thellë i shqetësuar” për rritjen e dhunës në Siri.

Anan ka përmendur raportet se forcat qeveritare po përdorin armë të rënda për të sulmuar pozicionet e opozitës dhe për ngujimin e civilëve në qytetet e rrethuara.

Anan ka negociuar armëpushimin, i cili duket se është shkelur me gjithë praninë e vëzhguesve të OKB-së.

Të hënën aktivistët thanë se rreth 100 persona janë vrarë, kryesisht në provincën e Homsit dhe në al-Hefah në provincën bregdetare të Latakias.

Në Uashington, Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh “i alarmuar” nga raportet se regjimi i Bashar Asadit mund të kryejë masakra në al-Hefah, në rrethinat e Damaskut, dhe në qytetet Dara, Homs dhe Hama.
XS
SM
MD
LG