Ndërlidhjet

Sulmohet konvoji britanik në Libi


Libi
Libi
Ministria e Jashtme e Britanisë tha se një konvoj që transportonte ambasadorin britanik në Libi, të hënën është përfshirë në një ”incident serioz” në qytetin port të Bengazit. Si pasojë dy truproje janë plagosur.

Londra bëri të ditur se personeli tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk është bërë e qartë nëse truprojat ishin britanikë.

Raporte të pakonfirmuara thonë se konvoji është goditur me një granatë.

Sulmi ishte i fundit në vargun e sulmeve që kanë në shënjestër personelin diplomatik në qytetin, që ishte vendi i lindjes së revoltës, e cila çoi në rrëzimin e Muamer Gadafit.

Disa analistë thonë se pas dhunës qëndrojnë militantët islamikë, që po e shfrytëzojnë vakuumin e sigurisë pas rënies së Gadafit.
XS
SM
MD
LG