Ndërlidhjet

Policia vihet në alarm për ndeshjen Poloni-Rusi


Tifozët rusë duke festuar fitoren ndaj Republikës Çeke ne Grupin A, Vroklau, 8 qershor, 2012
Tifozët rusë duke festuar fitoren ndaj Republikës Çeke ne Grupin A, Vroklau, 8 qershor, 2012
Autoritetet polake thanë se forcat e sigurisë janë vënë në alarm në Varshavë para ndeshjes së sotme në mes të rivalëve Polonisë dhe Rusisë në kampionatin evropian të futbollit.

Nikoqirja e Euros 2012, Polonia tha se 9 mijë e 800 rusë dhe 29 mijë e 300 tifozë polakë kanë blerë biletat për ndeshjen e Grupit A.

Policia nuk ka treguar se sa policë do të vendosen për të ruajtur sigurinë nga ndonjë trazirë e mundshme që lidhet me ndeshjen në mes të Polonisë dhe Rusisë, vende këto që kanë raporte shekullore të komplikuara.

Policia tha më herët e 6 mijë zyrtarë do të jenë në detyrë në Varshavë gjatë Euros 2012.
Po, sot në grupin A, Greqia përballet me Repbulikën Çeke në Vroklau.
XS
SM
MD
LG