Ndërlidhjet

Hapat e Nikolliqit "përcillen së afërmi" nga BE


Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin duke raportuar për situatën në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ka thënë se presidenti i ri Tomisllav Nikolliq do të përcillet nëse do të përmbushë premtimet për ndjekjen e rrugës evropiane.

“Duke marrë parasysh të kaluarën e tij nacionaliste, liderët rajonalë dhe Bashkimi Evropian do të shikojnë me kujdes hapat e tij të parë si president i Serbisë. Vizita e Nikolliqit më 14 qershor në Bruksel, për këtë arsye, ka një domethënie të veçantë”, ka thënë Kacin.

Nikolliqi është inauguruar dje në postin e presidentit, në një ceremoni të bojkotuar nga liderët e rajonit.

Nikolliq ka zemëruar fqinjët me deklaratën se në Srebrenicë “nuk është kryer gjenocid” dhe se Vukovari i Kroacisë është një “qytet serb”.
XS
SM
MD
LG