Ndërlidhjet

Pakistan: Ish diplomati kishte kërkuar ndihmë amerikane


Ish ambasadori pakistanez ne SHBA Husain Hakani
Ish ambasadori pakistanez ne SHBA Husain Hakani
Një hetim gjyqësor në Pakistan ka konkluduar se ish ambasadori pakistanez në Uashington, Husain Hakani, e kishte shkruar një letër të fshehtë duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në pengimin e një komploti ushtarak, pas vrasjes së liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, gjatë një aksioni të forcave speciale amerikane.

Ish diplomati Hakani, është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Supreme, pas dy javësh.

Ai, pas zbulimit se kishte shkruar letër, kishte paraqitur dorëheqje dhe aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratën e tij thuhet se raporti për hetime ishte “politik dhe i njëanshëm”.

Hakani ishte bashkëpunëtor i afërt i presidentit Asif Ali Zardari, prandaj akuzat për shkrimin e letrës sekrete e kanë dobësuar qeverinë civile në kohën e tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, lidhur me vrasjen e bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG