Ndërlidhjet

Futboll: Polonia – Rusia 1:1, përleshje e simpatizuesve


Pamje nga takimi Çekia - Greqia
Pamje nga takimi Çekia - Greqia
Në Kampionatin Evropian të Futbollit, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë, mbrëmë në xhiron e dytë të Grupit A, Polonia - Rusia dolën baras 1:1, ndërsa Çekia mundi Greqinë me rezultat 2:1.

Në tabelën e klasifikimit të këtij grupi, prinë Rusia me 4 pikë, e dytë është Çekia me 3, Polonia ka dy, ndërsa Greqia është e fundit me një pikë.

Para takimit ndërmjet Polonisë dhe Rusisë, simpatizuesit e të dy seleksioneve janë përleshur në rrugët e Varshavës.

Raportohet se afro 100 vetë janë arrestuar, ndërsa së paku 10 vetë janë lënduar.

Sot në ndeshjet e xhiros së dytë të Grupit B, takohen Danimarka – Portugalia dhe Holanda – Gjermania.
XS
SM
MD
LG