Ndërlidhjet

Iran: Avokati u dënua me 13 vjet burg


Abdolfatah Soltani, avokat për të drejtat e njeriut në Iran
Abdolfatah Soltani, avokat për të drejtat e njeriut në Iran
Avokati udhëheqës për të drejtat e njeriut, Abdolfatah Soltani, është dënuar me 13 vjet burg nga një gjykatë revolucionare në Teheran të Iranit.

Ai ishte arrestuar vitin e kaluar edhe për akuzuar për rrezikim të sigurisë kombëtare.

Së pari, në muajin mars, ai ishte dënuar me 18 vjet burg, por vajza e tij, Maede Soltani, i ka thënë agjencisë AP se gjatë procesit të apelit, ishte konfirmuar dënimi me 13 vjet burg.

Organizata Amnesty International thotë se Soltani është “i burgosur politik jo i dhunshëm, i cili është burgosur vetëm për aktivitetet e tij legjitime si avokat i të drejtave të njeriut”.

Abdolfatah Soltani ishte bashkëthemelues i një grupi për të drejtat e njeriut në Iran, së bashku me fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi.
XS
SM
MD
LG