Ndërlidhjet

Feith takon anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete


Piter Feith
Piter Feith
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, ka takuar sot anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Këshilli, i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentit të Kosovës, ofron një mekanizëm për këmbimin e informatave ndërmjet komuniteteve dhe Qeverisë.

Gjatë takimit, Feith ka shfaqur shpresën që Këshilli në fjalë të angazhohet në çështjet që janë me interes për të gjitha komunitetet, si qasja e barabartë në arsim cilësor dhe qasja e barabartë në punësim në sektorin publik.

“Jam i sigurt se Këshilli Konsultativ për Komunitete, ashtu siç parashihet në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin, do të vazhdojë që të shërbejë si një mekanizëm efektiv që i mbron të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe e mirëpres përkushtimin e Presidentes për t’i përfaqësuar dhe punuar për interesat e të gjithë bashkëqytetarëve të saj”, ka thënë Feith.
XS
SM
MD
LG