Ndërlidhjet

UEFA gjobit Gjermaninë e Portugalinë


Tifozët gjermanë
Tifozët gjermanë
UEFA tha se la gjobitur Gjermaninë me 10 mijë euro, pasi që tifozët e saj kanë hedhur fishekzjarre në fushë gjatë ndeshjes me Portugalinë.

Portugalia u gjobit me 5 mijë euro për shkak se u vonua të dilte në terren në gjysmëlojën e dytë të ndeshjes së Grupit B në Lviv.

Gjermania e fitoi atë ndeshje me rezultat 1-0.

Gjoba e shqiptuar kundër Federatës Gjermane duket e vogël në krahasim me atë që iu shqiptua Federatës Ruse të Futbollit, 120 mijë euro, për shkak të incidenteve me fishekzjarre dhe përleshjeve të shktuara nga tifozët rusë.
XS
SM
MD
LG