Ndërlidhjet

Feith dënon vrasjen e Asanajt


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith dënoi sot vrasjen e Dino Asanajt, Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Dino Asanaj ka punuar pa pushim për të ardhmen e vendit të tij si një demokraci e lirë dhe moderne evropiane të bazuar në ekonominë e tregut. Jam i pikëlluar thellë nga lajmi për vrasjen e tij dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, ” ka thënë Feith përmes një deklarate dërguar mediave.

“Shumë miq dhe kolegë të tij në Zyrën Civile Ndërkombëtare do ta mbajnë mend Dino Asanajn për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për ta çuar Kosovën drejt një të ardhmeje ekonomike me më shumë prosperitet,” ka thënë Feith.

Dino Asanaj ka vdekur sot si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë, në zyrën e tij, në Fshatin Ndërkombëtar.

Ai ka ndërruar jetë në spital, derisa, policia po kryen hetimet për të gjetur autorët e vrasjes.
XS
SM
MD
LG