Ndërlidhjet

Italia e Franca shpresojnë në mbetjen e Greqisë në eurozonë


Kryeministri i Italisës, Mario Monti
Kryeministri i Italisës, Mario Monti
Italia dhe Franca thanë se shpresojnë se Greqia do të mbetet në eurozonë, derisa Athina po përballet me zgjedhjet thelbësore, në të cilat grekët e zemëruar mund të heqin dorë nga pakoja e shëptimit dhe t’i kthehen monedhës greke, drahmas.

“Zgjedhjet greke do të zhvillohen brenda tri ditësh. Dëshiroj të shpreh shpresën, që e ndajmë me presidneitn Holland, se Athina do të mbetet në Eurozonë dhe do të respektojë përkushtimet”, ka thënë kryeministri i Italisë, Mario Monti, gjatë një vizite që presidenti francez, Fransua Holland i bëri Romës.
XS
SM
MD
LG