Ndërlidhjet

Stefanoviq: S'do ketë bisedime pa fusnotë


Borko Stefanoviq
Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator Borisllav Stefanoviq ka thënë se Serbia do të lëshojë tryezën e bisedimeve, po që se përveç asteriksit mbi emrin Kosova, nuk gjendet edhe teksti i printuar i fusnotës.

"Marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk do të mund të aplikohet, nëse në tabelën para zyrtarëve të Kosovës, nuk gjendet i shtypur teksti i fusnotës. Përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë në një mashtrim, ku në pllakatë shkruhet vetëm Kosova me asteriks”, ka thënë Stefanoviq për të përditshmen, “Veçernje Novosti”.

Ndermjetësi evropian në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper ka thënë se është i gabueshëm insistimi i Beogradit që në tavolinë, përvec tabelës ku shkruhet Kosova me asterisk, të përfshihet edhe teksti i plotë fusnotës.

Stefanoviq ka thënë se interepetimi aktual po e shkel kompromisin e arritur.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, më 24 shkurt të këtij viti.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova, në forumet dhe nismat rajonale, përfaqësohet me fusnotën, e cila përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
XS
SM
MD
LG