Ndërlidhjet

Obama bisedon me mbretin saudit


Foto nga arkivi: Mbreti saudit Abdullah dhe presidenti amerikan Barak Obama, Uashington.
Foto nga arkivi: Mbreti saudit Abdullah dhe presidenti amerikan Barak Obama, Uashington.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama ka folur me mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, aleates së SHBA-së.

Zyrtarët nuk dhanë detaje rreth bisedës, por bisedimet erdhën në mes shqetësimeve në rritje mbi konfliktin në Siri dhe zgjerimit të afërt të sanksioneve kundër Iranit lidhur me programin bërthamor të republikës islamike.

Arabia Saudite është përkrahësja kryesore e opozitës siriane, që po lufton kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe ka ofruar ndihmë për kryengritësit.

Bisedimet erdhën po ashtu para hyrjes në fuqi të sanksioneve që ndalojnë importin e naftës iraniane në SHBA dhe në BE.

Arabia Saudite ka rritur prodhimin e saj të naftës këtë vit në pritje të rënies së prodhimit iranian.
XS
SM
MD
LG