Ndërlidhjet

Jahjaga takon guvernatorin e Ajoas


Presidentja Atifete Jahjaga - foto arkiv
Presidentja Atifete Jahjaga - foto arkiv
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në përfundim të vizitës së saj në shtetin amerikan të Ajoas, ka pasur një takim përmbyllës me guvernatorin e tij, Teri Bransted, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, për këmbimin e përvojave dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të agrikulturës, të energjetikës dhe të arsimit.

Presidentja Jahjaga, duke treguar bashkëpunimin e mirë ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajoas dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se ky shembull duhet të zhvillohet edhe në fushën e ekonomisë dhe në këmbimin tregtar.

Guvernatori Bransted ka falënderuar presidenten për vizitën e bërë, duke theksuar se kjo është vizita e parë e një presidenti të një shteti që i bën shtetit të Ajoas, për çka ai dhe qytetarët e ndjejnë veten shumë të nderuar.
XS
SM
MD
LG